Josa: Të fitojmë edhe një ndeshje të radhës siç është me Vëllaznimin

Futboll

Josa: Të fitojmë edhe një ndeshje të radhës siç është me Vëllaznimin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:16
Josa

Vëllaznimi dhe Prishtina do të takohen në kuadër të javës së 20-të të Vala Superligës apo për herë të 39-të në të gjitha garat zyrtare të pasluftës.

Vëllaznimi në “zonë të kuqe” e pozicionuar e 9-ta me 25 pikë, ndërsa Prishtina lider i klasifikimit me 35 pikë, i gjen rivalët e moçëm në luftë për qëllime të ndryshme. Po ashtu kuqezinjtë nuk kanë fituar ndeshje kampionale si vendas nga ndeshja me Besën më 27 shtator (1:0) në javën e 7-të, po ashtu edhe fitoren e fundit e kanë po me Besën në Pejë. Pra 5 ndeshje Vëllaznimi si vendas nuk din për fitore (4 barazime e 1 humbje). Ndërsa në ndeshjen e parë të këtij edicioni bardhekaltrit kanë triumfuar 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas.

“Problemi është që ne të jemi në ditë të mirë dhe iu kam thënë edhe herëve tjera që duhet respektuar çdo kundërshtar, sepse janë skuadra që kanë qëllime dhe qëllimi i tyre është mbijetesa. Kurse ne kemi qëllime tjera, është të fitojmë edhe një ndeshje të radhës siç është me Vëllaznimin. E dimë që rivaliteti ndërmjet dy skuadrave ka qenë gjithmonë, por nuk do të thotë që ky rivalitet do të kondicionoj ndeshjen.  Ndeshja do të kondicionohet nga kushtet në të cilat do të luhet, dhe me këtë mendoj me kushtet aktuale të ndeshjes dhe jo ato atmosferike etj, etj. Pra, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të zbatuar çdo gjë për t’i bërë gjërat mirë, sepse po si bëre gjërat mirë atëherë do të kesh precedent.

Çdo trajner i donë të gjithë lojtarët në gjendje që të luajnë dhe në momentet që ne kemi problem me kartonët dhe Dallkun mungesë, atëherë nuk mund të themi që e kemi problem, sepse skuadra ka lojtar që duan të mundohen ta zëvendësojnë. Pra, për mua është ndeshje e rëndësishme dhe e kam thënë edhe para Llapit kur të gjithë na thoshin se ndeshja me Llapin është problem, dhe nuk është problemi te ndeshja me Llapin, por problemi te vazhdimësia e një skuadre dhe këtë vazhdimësi do të shohim nga java në javë”, ka thënë kryetrajneri i Prishtinës, Mirel Josa, raporton faqja e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat