Liverpool duhet të paguaj 90 milionë £ nëse e dëshiron ‘Messin e portierëve’

Futboll

Liverpool duhet të paguaj 90 milionë £ nëse e dëshiron ‘Messin e portierëve’

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:18
Alisson

Liverpool do të duhet të thyej një rekord botëror nëse dëshiron të transferoj portierin e Romës këtë verë, me raportet në Itali që pretenedojnë se ai do t’iu kushtoj atyre rreth 90 milionë funte.

25-vjeçari i cili është cilësuar si ‘Lionel Messi i portierëve’ nga ish-trajneri i Romës, Roberto Negrisolo, pranoi se ishte duke e lënë Serien A verën e kaluar.

Alisson ishte transferuar në Romë nga Internacional por nuk kishte vend si startues pasiqë vendin e titullarit e mbante Sczezny. Por, që nga ai moment që Alisson u bë numri 1 i portës së Romës, braziliani është shëndrruar në një “shenjtor” për romakët, pasiqë performancat e tij janë mbreslënëse.

Pasi humbi durimin me portierët e tanishëm Simon Mignolet dhe Loris Karius, Jurgen Klopp dëshiron një portier tjetër me pervojë për skuadrën e tij.

Nëse dështon transferimi i Alisson, “Reds” kanë qenë të lidhur edhe me Keylor Navas, i cili ka gjasa të largohet këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat