Berisha trim i sfidës, kualifikon Salzburgun

Futboll

Berisha trim i sfidës, kualifikon Salzburgun

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Valon Berisha

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, është hero i kualifikimit të skuadrës së mirënjohur austriake,  Salzburg. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 74-të, duke i siguruar fitore skuadrës së tij me rezultat 2:1 ndaj Sociedadit. Salzburg kualifikohet në të tetën e finales së Europa League, duke iu falënderuar edhe barazimit (2:2) në takimin e parë dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3 eliminoi skuadrën ku luan Adnan Januzaj. Berisha u paraqit në fushë nga minuta e 62-të dhe ndihmoi skuadrën drejt kualifikimit, kurse Januzaj luajti titullar për Sociedadin. Për Salzburgun shënuan: Dabbur (10’) e Berisha (74’-nga penalltia) dhe për Sociedadin: Navas (28’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat