Milani i gatshëm të ofrojë para dhe një lojtar për ish-yllin e Interit

Futboll

Milani i gatshëm të ofrojë para dhe një lojtar për ish-yllin e Interit

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:58
Diego Laxalti

Milani është i interesuar për mesfushorin e majtë të Genoas, Diego Laxaltin dhe mund ta ofrojë edhe Andrea Bertolaccin për ta ulur çmimin për të.

“Kuq e zinjtë” pritet ta transferojnë Ivan Strincin nga Sampdoria në verë, por drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli është duke punuar edhe rreth marrëveshjeve tjera. 

Sipas Tuttosport, Milani është i interesuar ta sjellë Laxaltin në “San Siro”, pasi është mahnitur nga paraqitjet e tij për Genoan.

Genoa mund t’i kërkojë të paktën 10 milionë euro për ish-lojtarin e Interit, por Milani ka dy lojtarë që mund t’i përfshijë në marrëveshje për ta ulur këtë çmim, Bertolaccin apo Gianluca Lapadulan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat