Dhuna mes tifozëve, humb jetën polici

Futboll

Dhuna mes tifozëve, humb jetën polici

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:37
Pamje nga dhuna

Përplasjet mes ultrasve të Spartakut të Moskës dhe tifozëve radikalë të Athletic Bilbaos në rrethinat e “San Mames” kanë shkaktuar një viktimë në radhët e policisë. Një pjesëtar i forcave të rendit në momentin e ndërhyrjes për të shmangur degjenerimin e situatës ka pësuar një arrest kardiak dhe pavarësisht ndihmës që i dhanë kolegët e tij, humbi jetën në spital.

Gjithçka ndodhi në sheshin para hyrjes në stadium, pak para se të niste ndeshja.

Atmosfera ishte shumë e nxehtë prej disa ditësh, dhe mjaftonte vetëm nhë shkëndijë që situata të dilte jashtë kontrollit.

Sa i perket ndeshjes, u kualifikua Bilbao, edhe pse u mund 1-2, pasi kishte fituar në Moskë 1:3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat