Batshuayi – tifozëve që bënë fyerje raciste ndaj tij: Shkoni dhe shikojeni Black Pantherin

Futboll

Batshuayi – tifozëve që bënë fyerje raciste ndaj tij: Shkoni dhe shikojeni Black Pantherin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:25
Mitchy Batshuayi

Mitchy Batshuayi pohon se ka qenë subjekt i thirrjeve raciste mbrëmë gjatë ndeshjes kthyese të 1/16 së finales të Evropa Ligës mes Borussia Dortmundit dhe Atalantës.

Ai ka zgjedhur rrjetin social Twitter për t’i kritikuar tifozët e përfshirë në thirrjet raciste ndaj tij.

Dortmundi kaloi në rrethin tjetër të garave pas barazimit 1-1, i cili ishte i mjaftueshëm për klubin e Bundesligës që ta eliminonte Atalantën e Etrit Berishës.

Por, kualifikimi tutje, sado i rëndësishëm, ka lënë përvojë të keqe në kujtesën 24-vjeçarit, pasi tifozët e klubit italian lëshuan zëra majmunesh në drejtim të sulmuesit belg gjatë gjithë ndeshjes.

E Batshuayi, i cili është i huazuar te Dortmundi nga Chelsea, ka reaguar në Twitter.

“Viti 2018 dhe ende zëra raciste majmunesh në tribuna... vërtet?! Shpresojnë se do të kënaqeni duke e shikuar në TV pjesën e mbetur të Evropa Ligës, derisa ne kaluam në rrethin tjetër. Thuaji jo racizmit. Shkoni dhe shikojeni Black Pantherin”, shkroi ai në Twitter. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat