Sulmi me thikë ndaj Gjokës, FSHF i bën një “nder” Vllaznisë

Futboll

Sulmi me thikë ndaj Gjokës, FSHF i bën një “nder” Vllaznisë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:16
Lojtarët e Vllaznisë

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ditën e djeshme, klubi i Vllaznisë, kërkoi shtyrjen e ndeshjes Luftëtari-Vllaznia, për shkak të sulmit me thikë ndaj trajnerit Ernest Gjoka dhe ashtu ka ndodhur.

Burime të besushme pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë konfirmuar për “Panorama Sport”, se është rënë dakord që ndeshja të shtyhet me 1 ditë , për tu zhvilluar ditën e diel në orën 14:00.

Kujtojmë që takimi ishte planifikuar të zhvillohej ditën e shtunë në orën 14:00, por pas ngjarjes tronditëse që ndodhi dje në Shkodër, FSHF ka vendosur të pranojë kërkesën, e Vllaznisë duke e shtyrë takimin me një ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat