Valon Berisha e eliminon nga Liga e Evropës Adnan Januzajn

Futboll

Valon Berisha e eliminon nga Liga e Evropës Adnan Januzajn

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 23:07
Valon Berisha

Salzburgu i Valon Berishës ka eliminuar nga Liga e Evropës Real Sociedadin e Adnan Januzajt.

Skuadra austriake ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Evropës, falë fitores 2:1 në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e parë në Sociedad kishte përfunduar 2:2.

Dabbur e kaloi në epërsi Salzburgun në minutën e 10’, ndërsa Navas në minutën e 28’ barazoi në 1:1.

Golin e fitores për Salzburgun e shënoi reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha nga penalltia, për fitoren 2:1 të Salzburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat