Sulmi me thikë ndaj trajnerit Gjoka, reagon edhe klubi i Partizanit

Futboll

Sulmi me thikë ndaj trajnerit Gjoka, reagon edhe klubi i Partizanit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 22:48
Ernes Gjoka

Me ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku trajneri i Vllaznisë, Ernes Gjoka, u sulmua me thikë nga një person me kapuç, është shqetësuar i gjithë opinioni sportive dhe jo vetëm. Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare klubi i Partizanit, i ka shprehur mbështetje trajnerit të shkodranëve, duke e cilësuar aktin si të papreçedent.

Reagimi i Partizanit

Klubi i Futbollit Partizani nëpërmjet kësaj deklarate shpreh mbështetjen ndaj Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Trainerit Ernest Gjoka, i cili është sulmuar sot fizikisht në përfundim të seancës stërvitore.

Klubi Partizani e konsideron këtë ngjarje një akt të papreçedent që i ndodh trainerit, kolegut dhe njeriut, i cili në misionin e tij si profesionist në botën e futbollit është i detyruar të përballet dhe me kërcënime të kësaj natyre deri në rrezik për jetën.

Ngjarje të tilla të shëmtuara nuk i përkasin aspak futbollit lojës më të dashur, veçanërisht kur prekin trainerët , njerëzit të cilët ushtrojnë pasionin dhe misionin e tyre trainimin në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat