“Bale largohet nga Real Madrid në fund të sezonit!”

Futboll

“Bale largohet nga Real Madrid në fund të sezonit!”

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 22:27
Gareth Bale

Gareth Bale gjithmonë e më larg nga Real Madrid. Uellsiani nuk duket të jetë më protagonist në kryeqytetin spanjoll, sidomos pasi trajneri Zinedine Zidane e la sërish jashtë formacionit titullar në ndeshjen e të mërkurës, në kampionat, kundër Leganes. Dy të përditshmet më të mëdha sportive të Madridit, ‘Marca’ dhe ‘AS’, publikojnë që të dyja një analizë të situatës, duke paralajmëruar një lamtumirë të Bale në përfundim të sezonit, si zgjidhjen më të mundshme.

Sipas ‘Marca’: “Bale ka ezauruar durimin” te Real dhe se uellsiani duket gjithmonë e më shumë “një trup i huaj” në raport me skuadrës, që shpesh, kur luan “humbet në fushë”. Më pas bëhet edhe llogaria mbreslënëse e dëmtimeve të pësuara që nga koha kur ka mbërritur në Spanjë. Në total janë 25, që e kanë mbajtur jashtë fushave të lojës në plot 78 ndeshje.

ë përfundim vihet në dukje se “gëzon privilegje të njëjta me ato të Cristiano Ronaldo, me diferencën se uellsiani ofron më pak se gjysma e rendimentit, krahasuar me portugezin”. Edhe për ‘AS’, Bale do të largohet, duke parë se te Real po rriten shumë mirë Lucas Vazquez dhe Asensio, ndërkohë që Bale ka qenë rezervë në tre nga katër ndeshjet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat