Arrihet marrëveshja: Ky pritet të jetë trajneri i ri i Kosovës?

Futboll

Arrihet marrëveshja: Ky pritet të jetë trajneri i ri i Kosovës?

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 22:09
Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës është pa trajner që një kohë të gjatë, pas largimit të Albert Bunjakit.

Por, kësaj pritje të madhe i ka ardhur fundi dhe shumë shpejtë Federata e Futbollit të Kosovës pritet ta emëroj trajnerin e ri.

Sipas mediave vendore, FFK-ja pritet që ta emëroj si trajner të ri, Bernard Challandes.

66-vjeçari nga Zvicra, do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare me Kosovën.

Challandes, e nisi karrierën në ekipin e Saint-Imer, për të vazhduar më pas me La Chaux, Yverdon Sports, Young Boys, Servette, Kombëtarja e Zvicërs U21, Zurich, Sion, Xamax, Thun dhe Armenia.

Së fundi, Challandes ishte agjent (scout) te kampioni zviceran Basel.

Kujtojmë se Kosova do të niset më 20 mars për në Francë, ku do t’i luaj dy miqësore, me Madagaskarin dhe Bukrina Fason. Këto dy lojë do të jenë testi i parë i trajnerit të ri para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat