Kush e shpëtoi Gjokën?

Futboll

Kush e shpëtoi Gjokën?

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 19:07
Erjon Vucaj

Mesfushori i Vllaznisë, Erjon Vucaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku trajneri Ernes Gjoka u sulmua me thikë nga një person me kapuç. Për 27-vjeçarin shkodran, kjo është një ngjarje e rëndë që ka turpëruar të gjithë Shkodrën. Vucaj tregon se ka qenë Gilman Lika dhe disa njerëz të tjerë që e kanë shpëtuar trajnerinin.

“Jemi te tronditur nga çfarë ka ndodhur. Është një ngjarje shumë e rendë. Na ka turpëruar në dhe te gjithë Shkodrën. Si mund te luajmë futboll kështu. Deri kur duhet te vazhdojë ne ketë mënyre. Nuk e dimë se kush e ka bere por kushdo qe te jete është një turp. E kemi përjetuar keq. Ishte Gilman Lika afër dhe disa njerëz që u ndodhën në atë moment të cilët e shpëtuan. Nuk e dimë ku ta kemi me pare mendjen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat