Carvajal: Zemërimi i lojtarëve është i shëndetshëm

Futboll

Carvajal: Zemërimi i lojtarëve është i shëndetshëm

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:44
Carvajal

Real Madridit ngritët në vend të tretë me 48 pikë pas fitores si mysafirë me rezultat 3:1 kundër Leganesit, në ndeshjen e mbetur të kampionatit spanjoll.  Madrilenët tërë forcat i kanë përqendruar në Champioins League, pasi që në Spanjë kanë pak shpresa ta mbrojnë titullin, kur dihet se Barcelona është në krye të renditjes me 14 pikë më shumë pas 24 javëve të zhvilluara deri me tash.

Mbrojtësi i Realit, Dani Carvajal beson se zemërimi i futbollistëve është i shëndetshëm nëse nuk po marrin shumë minuta për të luajtur. Spanjolli u pyet në lidhje me raportet e disa lojtarëve të Realit, të cilët nuk ishin plotësisht të kënaqur me mungesën e minutazhit. “Kemi 24 lojtarë në skuadër dhe në mënyrë të pashmangshme jo të gjithë lojtarët do të jenë në gjendje për të luajtur, por zemërimi i tyre është i shëndetshëm", tha Carvajal.

“Nëse lojtarët që nuk luajnë janë të lumtur, atëherë kjo është e keqe për skuadrën, gjithkush ka nevojë për një nivelin më të lartë”, theksoi ai. Carvajal thotë se çdo lojtar synon që të paraqitet dhe të jap më të mirën në secilën ndeshje. “Çdo lojtar duhet të dëshirojë të luajë, por në fund të fundit ka shumë ndeshje dhe trajneri këtu mendohet shumë, kështu që edhe durimi kërkohet. Është në interesin tonë që ekipi të bëhet mirë dhe të gjithë jemi në të njëjtën varkë së bashku, dhe ne të gjithë duhet të jemi të gatshëm të kontribuojmë”, ka thënë Carvajal. Reali është në të tetën e finales së Champions League, e cila takimin e parë e ka fituar me 3:1 ndaj PSG-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat