Agjenti: Lojtarëve francezë nuk iu pëlqen më Serie A

Futboll

Agjenti: Lojtarëve francezë nuk iu pëlqen më Serie A

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:29
Serie A

Agjenti i Yann Karamoh ka pohuar se lojtarët francezë nuk dëshirojnë më të shkojnë të Itali për të luajtur në Serie A.

Ai ka insistuar po ashtu se klienti i tij është duke luajtur shumë mirë në Inter.

Karamoh u transferua në Inter nga Caen verën e kaluar për 5.5 milionë euro. Golin e parë për “Zikaltrit” ai e shënoi para dy javëve, por agjenti i tij, Oscar Damiani, beson se adoleshenti është pjesë e një lloji në zhdukje.

“Karamoh është duke bërë shumë mirë”, ka thënë ai për Sportitalia.

“Ia ofrova atë Interit, klub që veçse dinte mjaft për të, aq shumë saqë Ausilio më tha se dëshironin ta blinin menjëherë”, shtoi ai.

“Edhe pse klubet angleze dhe Sain-Etienne ofruan shumë më shumë, Karamoh këmbënguli t’i bashkohej Interit. Francezët nuk duan të vijnë në Itali më. Për mua është bërë e vështirë të sjellë lojtarë të rinj nga Franca në Itali”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat