Rooney: Ja pse refuzova milionat e Kinës dhe Amerikës

Futboll

Rooney: Ja pse refuzova milionat e Kinës dhe Amerikës

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:59
Wayne Rooney

Wayne Rooney zgjodhi të rikthehej te Everton në vend që të shkonte në një vend si Kina pasi kishte nevojë për presionin e lojës kompetitive.

Ish-sulmuesi i United iu bashkua ekipit të fëmijërisë duke firmosur një kontratë dyvjeçare për një shumë që nuk është bërë publike.

32-vjeçari thotë se kishte oferta joshëse jashtë Anglisë.

“Nuk është mënyra se si i bëj unë gjërat, më duhen golat, më duhet ai presioni. Dëshira për të luajtur do të humbiste nëse do të kisha zgjedhur një opsion tjetër,” shprehet ai për Football Focus.

“E dija që rikthimi tek Everton do të kishte më tepër presion, dhe ajo është gjëja që doja. Doja të provoja veten time sërish te Everton dhe të fitoj trofe me klubin.

“Shpresoj që në dy-tre vitet e ardhshme t’ia arrijmë.”

Rooney ka luajtur 559 ndeshje për United, duke shënuar 253 gola.

Ai ka fituar pesë tituj Premier League dhe Champions League, Europa League dhe FA Cup që kur iu bashkua nga Everton për 35 mln euro në 2004

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat