4.5 milionë euro shtesë për Stadiumin e Prishtinës

Futboll

4.5 milionë euro shtesë për Stadiumin e Prishtinës

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:11
Stadiumi i Prishtinës

Punimeve në Stadiumin e Prishtinës nuk po u vije fundi. Aty tash kanë dalë edhe disa ndërhyrje të paparapara dhe që po i kushtojnë shtetit miliona euro.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka dhënë një tender në vlere të hiç më pak se 4 milionë e 471 mijë eurove për t’i përfunduar disa punë që nuk janë paraparë më herët.

“Punët e pa parapara me projektin kryesor si dhe me kontratën për Renovimin e Stadiumit të Qytetit në Prishtinë, pozicione të Kategorisë së IV-të të Stadiumeve – Rregullorja e UEFA-së të kërkuara domosdoshmërish për tu licencuar nga UEFA/FIFA”, thuhet në njoftimin për tender të shpallur në KRPP.

Aty është treguar po ashtu se fitues i këtij tenderi është shpallur kompania “AL TRADE”SH.P.K.

Këtë tender kjo kompani e ka fituar pa pasur fare konkurrencë, pasi në këtë njoftim tregohet se numri i kompanive konkurruese ishte vetëm një.

Kontrata mes kompanisë fituese dhe Ministrisë së Kulturës është nënshkruar më 13/02/2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat