Osmani: Shkëndija duhej të kishte zgjidhur çështjen e kualifikimit

Futboll

Osmani: Shkëndija duhej të kishte zgjidhur çështjen e kualifikimit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 13:10
Qatip Osmani

Barazimi 1:1 në fushë të Vardarit dhe dominimi i plotë i Shkëndijës në takmin e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll ka lënë ndjenja të dyfishta në taborin kuqezi. Goli i shënuar në transfertë është përparësi para ndeshjes së kthimit më 7 mars në Tetovë, mirëpo duke parë si rodhën gjërat, rastet e humbura dhe vendimet e arbitrave në dëm të Shkëndijës bëjnë të pakënaqur trajnerin Qatip Osmani që vlerëson se Shkëndija duhej të kishte zgjidhur çështjen e kualifikimit në gjysmëfinale që dje në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat