Ferdinand: Dikur të gjithë dyshonim në De Gean

Futboll

Ferdinand: Dikur të gjithë dyshonim në De Gean

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:58
David de Gea

Rio Ferdinand ka treguar se si lojtarët nuk kishin besim në David de Gean, kur ai në vitin 2011 u transferua në Old Trafford nga Atletico Madrid

Portieri David de Gea ka qenë më meritori që skuadra e tij Manchester United barazoi 0:0 me Sevillan në ndeshjen e mbrëmshme.

Ish-bashkëlojtari i tij, Rio Ferdinand thotë se De Gea tani është portieri më i mirë në botë, por tregon dyshimet që kishin kur ai u transferua në United në vitin 2011.

“Ne flisnim kur ai transferua në United. Edhe si lojtarë ne kishim dyshime. Një djalë i ri që vjen në United dhe ne na duhet të fitojmë çdo vit”, tha fillimisht Ferdinand për BT Sport.

“Si do të fitojmë me në fëmijë, i cili nuk kishte përvojë dhe dukej se kishte mungesë vetëbesimi. Por, shikoni ku është ai sot. Kjo është një shenjë se ai ka punuar shumë për të arritur aty ku është”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat