Milinkoviç Saviç, zotëria 100 milonë

Futboll

Milinkoviç Saviç, zotëria 100 milonë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 09:45
Sergej Milinkoviç Saviç

Kur presidenti i Lacios, Claudio Lotito tha në gushtin e shkuar se kishte refuzuar 70 milionë euro për Sergej Milinkoviç Saviç, e morën për të çmendur, por kur pas pak ditësh Neymar u shit për 222 milionë euro, tregu i futbollit ndryshoi përgjithnjë.

Pas transfertave te verës së shkuar, mund te thuhet pa frikë se transferimi i Salah për 40 milionë euro te Liverpool është vërtetë shumë e ulët. Dhe duket se tani ka vërtet sens pretendimi i presidentit Lotito dhe drejtorit Tare ta shesin për 100 milionë mesfushorin 22 vjeçar. Milinkoviç ka qenë në qendër të vëmendjes nga shumë klube këto muaj dhe rikthimi i Serbisë në finalet e Kupës së Botës do ta mbajë në vitrinën më të shtrenjtë serbin.

Lacio i rezistoi ofensivës së verës së shkuar dhe përveç përfitimit të shërbimit në skuadër, pasi Lacio tani është në 4 skuadrat më të mira, klubi ka rritur ndjeshëm vlerën e mesfushorit. Milinkoviç është rritur në Spanjë dhe më pas është transferuar të Vojvodina.

‘Mu desh të shikoja vetëm 10 minuta nga stërvitja për të kuptuar çfarë niveli kishte’, përshkruan mesfushorin ish-ylli i Chlesea Matija Kezman. Tare e bleu në verën e vitit 2015 për vetëm 6 milionë euro, ndërsa sot klubet më të mëdha evropiane, nuk do të hezitonin të paguanin 100 milionë euro për të.

‘Nëse do të isha drejtor sportiv në një nga klubet më të mëdha të Evropës -thotë Leonardo – i pari që do të blija është Milinkoviç Saviç’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat