Lindelof dëshiron ta ketë të ardhmen e qartë nga Mourinho

Futboll

Lindelof dëshiron ta ketë të ardhmen e qartë nga Mourinho

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 20:42
?Victor Lindelof

?Victor Lindelof shpreson të bisedojë me Jose Mourinhon rreth ë ardhmes së tij në Manchester United

Qendërmbrojtësi suedez, Victor Lindelof po kalon momente të vështira në Manchester United, që prej transferimit nga Benfica.

Ai ka luajtur nga fillimi vetëm në 10 ndeshje në Premierligë, por asnjë që nga 1 janari i këtij viti.

Sipas The Sun, suedezi dëshiron që të bisedojë me trajnerin Jose Mourinho para përfundimit të këtij sezoni, në mënyrë që të ketë të qartë të ardhmen e tij.

Lindelof në United u transferua verën e kaluar nga Benfica për 35 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat