Pogba sërish jashtë formacionit të United për ndeshjen me Sevilla-n

Futboll

Pogba sërish jashtë formacionit të United për ndeshjen me Sevilla-n

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 18:32
Paul Pogba

Paul Pogba pritet të mos jetë pjesë e formacionit të Manchester United për ndeshjen e sotme ndaj Sevilla-s – duke ndezur edhe njëherë zërat rreth largimit të tij.

Blerja rekord e klubit të United pritej të rikthehej menjëherë në formacionin e Jose Mourinho-s pasi humbi ndeshjen e së shtunës ndaj Huddersfield në FA Cup.

Por mësohet se Pogba do të ulet në stol për ndeshjen ndaj Sevilla-s, me Mourinho-n që ka vendosur të aktivizojë dikë tjetër në rolin e tij.

Burimet pranë United kanë bërë të mendohet se Mourinho është gati të fusë në fushë të riun McTominay pikërisht në vend të francezit.

Lënia jashtë e Pogba do  ndezë edhe njëherë zërat për një largim të mundshëm nga Old Trafford.

Megjithëse Pogba ndeshjen e fundit mungoi me pretendimin se ishte i sëmurë, por nëse do të mungonte edhe ndeshjen e radhës atëherë pikëpyetjet do të jenë të shumta, dhe me siguri Mourinho do t’i përgjigjet në fund të ndeshjes me Sevilla-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat