Klubet e femrave mësojnë emrat e rivaleve për Kupë

Futboll

Klubet e femrave mësojnë emrat e rivaleve për Kupë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:21
Pamje nga hedhja e shortit

Pas përfundimit të ndeshjeve të rrethit të parë të Digitalb Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave sot u hodh shorti për ndeshjet e rrethit të dytë. Në praninë e përfaqësuesve të klubeve, anëtares së KE dhe njëherësh kryetare e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi dhe menaxheres së futbollit të femrave znj. Valbonë Gashi u bë hedhja e shortit. Të pranishmit në emër të FFK-së i përshëndeti anëtarja e KE të FFK-së znj. Vjollcë Krasniqi, e cila theksoi rëndësinë  ndeshjeve të kupës si dhe për kujdesin që po tregon FFK-ja. Për ta rritur cilësinë dhe rivalitetin KE i FFK-së  ka marrë vendim që veç kampionit që do të shpërblehet me 5 mijë euro, do të të shpërblehen edhe vendi i dytë apo nënkampioni me 3 mijë euro dhe vendi i tretë me 2 mijë euro. Ndërkaq fituesi i kupës do të shpërblehet me 4 mijë euro dhe ekipi finalist me 2 mijë euro. Përkrahja për skuadrat e femrave do të vazhdojë edhe më tutje në të ardhmen ka përfunduar znj. Krasniqi. Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen në fundjavë.

Çiftet rivale
Hajvalia – 13 Qershori
Dukagjini – Kosova (P)
Liria – Mitrovica
Malisheva shkon pa lojë në rrethin e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat