Pa fitues sfida e parë mes Vardarit e Shkëndijës

Futboll

Pa fitues sfida e parë mes Vardarit e Shkëndijës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:56
Pamje nga ndeshja

Kampioni në fuqi, Vardari nga Shkupi dhe lideri i kampionatit në Maqedoni, Shkëndija nga Tetova, u ndanë baras (1:1), në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Telekom” në Shkup.

Shkëndija ishte shumë afër fitores, por fati nuk i buzëqeshi, për faktin se pësuan gol 12 minuta pa përfunduar takimin.

Në minutën e 63-të, Besart Ibraimi, prej futbollistëve më të mirë, kaloi në epërsi skuadrën shqiptare, por në minutën e 78-të, Felipe barazoi rezultatin 1:1. Shkëndija mori një rezultat të mirë për takimin e kthimit dhe pretendon gjysmëfinalen, për shkak se tani ka përparësinë fushës në Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat