Busquets vendos rekord të ri për saktësi të pasimeve

Futboll

Busquets vendos rekord të ri për saktësi të pasimeve

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:07
Sergio Busquets

Me Barcelonën e dominoi posedimin e topit me më shumë se 70 për qind të mërkurën mbrëma kundër Chelseat, një lojtar i caktuar u veçua për saktësinë e tij në pasime: Sergio Busquets.

Mesfushori qendror e theu rekordin për tentimin dhe kompletimin e pasimeve këtë sezon me 128 pasime të kompletuara nga 139 sa tentoi, me 92 për qind të tyre të sakta.

Nga totali i 139 pasimeve, 49 ishin në pjesën e fushës së tij dhe 90 në pjesën e fushës së kundërshtarit, ku kishte një nivel të saktësisë prej 90 për qind.

Busquets nuk kompletoi asnjë kros edhe pse e krijoi një rast.

Ai pati 152 prekje të topit dhe fitoi 10 topa.

Deri tani këtë sezon, ishte Paulinho ai që mbante rekordin për më së shumti pasime të sakta, të cilin e kishte arritur në ndeshje kundër Olympiacosit duke kompletuar 111 pasime nga 114 tentime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat