Goli i Messit do të na japë hapësira në Camp Nou, thotë Suarez

Futboll

Goli i Messit do të na japë hapësira në Camp Nou, thotë Suarez

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:15
Pamje nga ndeshja e kaluar

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, thotë se goli i Messit i shënuar në udhëtim i jep hapësirë klubit katalanas që të eksplorojë hapësira në ndeshjen kthyese.

Barca ka avantazhin e golit si mysafir pas ndeshjes së parë që përfundoi me barazim 1-1.

Dhe, Suaerz beson se goli i shënuar në Stamford Bridge do të jetë vendimtar.

“Ishte një gol mjaft fitimprurës që të kemi më shumë hapësira në ndeshjen kthyese në Camp Nou”.

“Fuqia jonë është në shtëpi, kjo është arsyeja pse ishte me rëndësi të shënojmë”.

“Tani ata duhet të provojnë të shënojnë në Camp Nou dhe ne do të kemi më shumë hapësira”, u shpreh Suarez.

Ndeshja kthyese zhvilliohet më 14 mars dhe Barcelonës i mjafton një barazim pa gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat