Milani mendon për Dzekon, gati edhe paga e lartë për sulmuesin boshnjak

Futboll

Milani mendon për Dzekon, gati edhe paga e lartë për sulmuesin boshnjak

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:10
Edin Dzeko

Milani është futur në garë për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, pasi kërkojnë sulmues që garanton gola. 

Sipas Tuttosport, anësori i Borussia Dortmundit, Marco Reus, mbetet një ëndërr, por Milani mbetet në kërkim të një sulmuesi që shënon 15-20 gola në Serie A.

Dzeko është kandidati më i fuqishëm, pasi Patrick Cutrone, Nikola Kalinic dhe Andre Silva, nuk po arrijnë të shënojnë shumë, pasi deri më tani kanë shënuar nëntë gola.

Gazeta shkruan se Roma ka nevojë të shes lojtarë, pasi nuk po arrin t’i ketë fondet e nevojshme, ndërsa Milani mund ta shes Kalinicin për 25 milionë euro.

Milanui pritet t’i ofrojë boshnjakut një pagë prej 4.5 milionë euro, duke e bërë të tretin më të paguar në klub.

Më shumë se ai do ta kenë pagën Gianluigi Donnarumma me 6 milionë euro dhe Leonardo Bonucci me 8 milionë euro.

Dzeko, ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea këtë afat, por transferimi nuk u krye.

Ai këtë sezon ka shënuar 14 gola në 32 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat