Courtois ka një mesazh për Real Madridin pas ndeshjes Chelsea – Barcelona

Futboll

Courtois ka një mesazh për Real Madridin pas ndeshjes Chelsea – Barcelona

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 07:38
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois ka theksuar se e ardhmja e tij është ende e pavendosur, pas spekulimeve rreth interesimit për transferimin e tij nga Real Madrid.

Thibaut Courtois ka pranuar se mund të largohet nga Chelsea.

Portieri belg ka theksuar se e ardhmja e tij është ende e pavendosur, pas spekulimeve rreth interesimit për transferimin e tij nga Real Madrid.

Courtois ngadalë është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Blues.

Por, ai ka lënë të hapur mundësinë e largimit, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Nuk e kam të qartë të ardhmen time”, deklaroi ai pas ndeshjes Chelsea – Barcelona në Ligën e Kampionëve.

“Më ka mbetur edhe një vit kontratë por jam i lumtur. Nuk besoj se Florentino Perez do të më telefonoj mua, do të bisedoj me përfaqësuesit e mi dhe do ta dëgjojnë”, theksoi Courtois.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat