Iniesta: Në Camp Nou do të luhet ndryshe

Futboll

Iniesta: Në Camp Nou do të luhet ndryshe

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 00:41
Andres Iniesta pret një lojë ndryshe në e kthimit që zhvillohet më 14 mars në stadiumin Camp Nou.

Barcelona nuk arriti të tregohej efektive kundër Chelseat, përkundur dominimit në posedimin e topit në ndeshjen e parë të të tetës së finales që u zhvillua në Stamford Bridge.

Mirëpo, Andres Iniesta pret një lojë ndryshe në e kthimit që zhvillohet më 14 mars në stadiumin Camp Nou.

“Në shtëpi, do të jetë tjetër ndeshje. Me tifozët tanë në stadium, do të jenë një lojë tjetër”.

“Do t’u qasemi zonave me më shumë përparësi. Do të jetë vështirë, sepse ata do të japin maskimumin, njësoj siç do të bëjmë edhe ne”.

“Chelse është një prej skuadrave më të mira në Evropë, ndërsa në Ligën e Kampionëve gjithçka mund të të kushtojë shumë”, është shprehur Iniesta për TV3 pas ndeshjes.

Mesfushori spanjoll asistoi në golin e barazimit që e shënoi Lionel Messi në minutën e 75-të.

Blutë realizuan të parët me anë të Willian (63′), i cili realizoi në tentativën e tretë, pasi dy herë e kishte goditur shtyllën në pjesën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat