Valverde: Ndeshja ishte shumë pozitive

Futboll

Valverde: Ndeshja ishte shumë pozitive

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 00:05
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Chelseat në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stamford Bridge.

Willian e zhbllokoi rezultatin për Blutë, ndërsa katalunasit barazuan shumë shpejtë me anë të Lionel Messi.

“E vlerësoj ndeshjen si shumë pozitive. Patëm minutazh të mirë, por është dashur që t’i finalizonim gjërat në mënyrë më të pastër”.

Më tej, ai ka folur për qendërmbrojtësin Gerard Pique dhe gjendjen e tij fizike, si edhe për pozitën e Paulinhos në fushë.

“Gjuri i Piques është mirë, ai e përfundoi ndeshjen më mirë sesa kemi pritur. Paulinho nuk ishte eksperiment, ishte një lojë për të pasur siguri”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou dhe natyrisht se katalunasit kanë një përparësi të lehtë falë golit të shënuar si mysafir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat