Nuk ka fitues në sfidën Chelsea-Barcelona, Bayerni shemb Besiktasin

Futboll

Nuk ka fitues në sfidën Chelsea-Barcelona, Bayerni shemb Besiktasin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 shkurt 2018 Në ora: 22:38
Festimi i golit

Si gjithmonë Chelsea është i papërshtatshëm për Barcelonën, duke barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League. Në një atmosferë fantastike në "Stamford Bridge", sidomos në pjesën e dytë tifozët ishin në ankth. Së pari avancoi Chelsea dhe më pas barazuan katalunasit.  Në minutën e 62-të, braziliani Willian nga rreth 16-17 metra me goditje të fortë befasoi portierin e Barcelonës, ter Stegen dhe 1:0. Ai shënoi pasi më herët kishte goditur dy herë shtyllën.  Barcelona si Barcelonë nuk lejoi që të mundet, e kush tjetër,  futbollisti Lionel Messi nga rreth 13-14 metra me goditje të fortë barazoi rezultatin (1:1) në minutën e 75-të pas asistimit të Iniestas. Chelsea-Barcelona, pa fitues dhe gjithçka mbetet e hapur për t'u vendosur në Camp Nou. Barcelona ka marrë rezultat shumë të mirë, kurse Chelsea do të ketë misioni të vështirë në Kataluni.

Bayerni Munihu me një këmbë është në çerekfinalen e madhe të Championsit, pasi që mundi me rezultat të thellë 5:0 Besiktasin nga Stambolli, në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në stadiumin "Allianz-Arena" në Munih.  Për bavarezët gjithçka u lehtësua në minutën e 16-të kur Vida u përjashtua nga loja, kësisoj skuadra turke me një futbollist me pak plot 74 minuta nuk kishte forcë t'i rezistoi makinerisë së kampionit gjerman.  Në minutën e 43-të, Muller e hapi serinë e golave, ndërsa pas dhjetë minutave (53') Coman thelloi epërsinë. Thomas Muller sërish shënoi, goli i dytë i tij për epërsinë 3:0 në minutën e 66-të dhe Lewandowski thelloi fitoren në 5:0 pikërisht me golat që shënoi në minutën e 79-të dhe atë të 89-tën. Bayerni shembi me gola Besiktasin dhe pothuajse është i kualifikuar, për faktin se takimin e kthimit e presin me qetësi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat