Zidane: Ronaldo duhet të pushojë, për të mirën e Real!

Futboll

Zidane: Ronaldo duhet të pushojë, për të mirën e Real!

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 21:57
Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se pavarësisht nga momenti i mirë i formës që po kalon, Cristiano Ronaldo, mund të lihet pushim në ndeshjen e La Liga, ku Real Madrid do të vizitojë Leganes. “Ylli” portugez e nisi me vështirësi këtë sezon, por ka shënuar tetë gola në pesë ndeshjet e fundit, përfshi dy golat në Champions League kundër Paris SG. Real Madrid është një pikë larg Valencia në garën për vendin e tretë në La Liga, teksa ka ardhur momenti të rikuperojë ndeshjen e prapambetur kundër Leganes, e cila nuk u zhvilluar për shkak të impenjimit të “Los Blancos” në botërorin për klube.

“Nuk e di për sa vite me radhë, Ronaldo ka luajtur 60 apo 70 ndeshje në një sezon, por ai nuk ka ndërmend të ndalet, – tha Zidane, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes. – Vjen një moment kur është e nevojë për të dhe për skuadrën që ai të pushojë. Kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur formën për pjesën e mbetur të sezonit. Sigurisht që do të flas me të për këtë çështje dhe do ta vendosim së bashku.” Ndërkohë, Zidane shtoi se Bale është gati: “Gareth nuk ka më probleme, është stërvitur rregullisht dhe do të jetë një armë më shumë për ne në pjesën e mbetur të sezonit, aty ku vendoset gjithçka.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat