Lojtari i Lirisë grumbullohet me Shqipërinë U-17

Futboll

Lojtari i Lirisë grumbullohet me Shqipërinë U-17

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:19
Diellor Beseni

Klubi me renome Liria nga Prizreni konfirmoi se futbollisti i saj, Diellor Beseni, grumbullohet me Shqipërinë U-17. “Ka ditë që zyrtarisht nga FSHF, në adresë të KF Liria ka ardhur ftesa për Diellor Besenin. Beseni, nga data 25 shkurt e deri me 4 mars, do të jetë i grumbulluar në Tropikal të Durrësit, me U-17 që drejtohen nga Mustedanagiq.

Ai, ka një kohë që luan me juniorët e Lirisë me leje të veçantë. Ndërkaq nga a marta ka nis të stërvitet me ekipin e parë”, bëhet e ditur nga klubi prizrenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat