Unitedit i kthehen dy superlojtarë për ndeshjen ndaj Sevillas

Futboll

Unitedit i kthehen dy superlojtarë për ndeshjen ndaj Sevillas

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:33
Paul Pogba

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka marrë dy lajme të mira para ndeshjes së nesërme me Sevillan

Manchester United do të ketë nesër një përballje shumë të vështirë, kur të takohet me Sevillan në Ligën e Kampionëve.

Por, vetëm pak më shumë se 24 orë para ndeshjes, në stërvitje me skuadrën e parë janë kthyer dy superlojtarët, Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic.

Të dy janë stërvitur sot dhe pritet të jenë gati për ndeshjen e nesërme me skuadrën spanjolle.

Sevilla dhe Manchester United do të takohen nesër në Sanchez Pizjuan nga ora 20:45.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat