Muriqi me Rizesporin drejt elitës së futbollit turk

Futboll

Muriqi me Rizesporin drejt elitës së futbollit turk

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:02
Vedat Muriqi

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës,  Vedat Muriqi, me ekipin e Rizesporit janë drejt rikthimit në elitën e futbollit turk. Rizespor para shikuesve të vet triumfoi me rezultat 3:0 kundër Balikesirspor-it, në kuadër të javës së 23-të të ligës së dytë turke. Muriqi luajti standard, duke u angazhuar deri në pikën e fundit.

Ai në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 21-të u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa u zëvendësua një minutë pa përfunduar takimi. Golat i shënuan: Niyaz (73'), Caglayan (80') e Samudio (90+4'). Rizespor kryeson me 44 pikë,  ka tri më shumë se Umraniyespor, kjo e fundit ka një takim me pak dhe katër se pozita e tretë, Ankaraguçu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat