Berisha shënon në humbjen e thellë të skuadrës së tij

Futboll

Berisha shënon në humbjen e thellë të skuadrës së tij

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:12
Besart Berisha

Skuadra e Melbourne Victory pësoi humbje të thellë me rezultat 4:1 nga skuadra kineze, Shanghai SIPG, në kuadër të xhiros së dytë të grupit F të Asia Champions League. Futbollisti nga Kosova, Besart Berisha, u paraqitë standard për Melbourne Victory, por nuk patën forcë të befasojnë vendasit.

Berisha shënoi nga penalltia në minutën e 69-të, por nuk mjaftoi që ta evitojnë humbjen e thellë. Për vendasit shënuan: Hulk (27'-nga penalltia), Wu Lei (41'), Oscar (47' e 77').

Shanghai SIPG kryeson me 6 pikë, kurse Melbourne Victory mban pozitën e tretë me një pikë të mbledhur. Skuadra australiane shpreson se në katër xhiro sa kanë mbetur në fazën e grupeve të tubojë sa më shumë pikë dhe të ngjitet në dy vendet e para për të siguruar një vend më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat