Pse po hesht FFK?

Futboll

Pse po hesht FFK?

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:38
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Tash më që qartë po vërehet, se kjo garniturë udhëheqëse e Federatës së Futbollit të Kosovës, nuk është e interesuar për mirëvajtjen e kampionatit në futbollin e Kosoves!

Vet fakti së në xhiron e 19-të të Superligës, ndodhen dy gjëra që e dëmtojnë dhe degradojnë rëndë futbollin dhe për çudi nuk ka asnjë reagim nga organet kompetente të federatës.

Nuk ka asnjë reagim nga FFK ndaj incidentit që ndodhi në Mitrovicë (përleshje e tifozerisë) dhe skandalit tjetër të trajnerit në Gjilan (trajneri mysafir fyen rëndë publikun para kamerave televizive).

Pse nuk ka reagim nga Komisioni disiplinor i FFK-së dhe shoqata e trajnerëve të Kosovës.

Incidentet e llojit si në Mitrovicë ndodhin edhe nëpër fusha të futbollit në shtete tjera, por reagimet e organeve përgjegjëse reagojnë dhe ndërmarrin masa që në të ardhmen këso lloj incidente mos të ndodhin, kurse tek ne ndodhë e kundërta, organet kompetente heshtin dhe çdo gjë kalon si mos të kishte ndodhur asgjë!

Trajneri është pasqyrë e ekipit, së bashku pasqyre e klubit qe e përfaqësojnë dhe duhet të kenë kujdes në sjelljet dhe paraqitjen e tyre para opinionit.

Skandali i trajnerit mysafir në ndeshjen KF Drita – KF Feronikeli para kamerave televizive, është rast që ashper të reagojnë KO i FFK-së dhe shoqata e trajnerëve të Kosovës.

Mos reagimi i organeve kompetente ndaj këtyre dukurive dhe me këtë bëjnë shkeljen e rregulloreve të punës dhe dispozitave por edhe më shumë zbehin besimin në këto organe që edhe në të kaluarën heshtazi kanë kaluar apo është reaguar sa për sy e faqe.

Pra, nëse dita e mirë shihet në mëngjes, atëherë shtohet frika se në këtë gjysmëkampionat do të përballemi me probleme të ndryshme të cilat drastikisht do të dëmtojnë rrjedhën normale të këtij sezoni.

Mosreagimi me kohë i organeve të federatës dhe organizmave kompetent në parandalimin e këtyre dukurive, vetëm sa tregon edhe më shumë pa aftësinë e kësaj strukture udhëheqëse të federatës dhe shtohet frika se futbolli i Kosovës po ecë në binarë jo të sigurta.

Autori është ish futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbolli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat