Guardiola të vlerëson dhe kur mposhtet

Futboll

Guardiola të vlerëson dhe kur mposhtet

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:19
Pep Guardiola

Pep Guardiola u shfaq mjaft i mërzitur para mediave pas eliminimit nga Wigani në FA Cup. Gjithsesi, trajneri spanjoll nuk e kurseu ironinë për kundërshtarët, të cilët shfrytëzuan superioritetin numerin në pjesën e dytë, duke realizuar golin e vetëm të sfidës.

“Përgëzime Wiganit për këtë kualifikim. Ata gjuajtën vetëm një herë në portë dhe shënuan. Bëmë gjithçka kishim mundësi, gabuam në një moment dhe u ndëshkuam. Këto lloj ndeshjesh janë si finale. Dakort, e pranojmë humbjen. Nuk kam asnjë keqardhje për mënyrën sesi luajtëm.

Unë i gjykoj lojtarët e mi për atë që japin në fushë dhe jo për rezultatet. Wiganit i uroj edhe një herë fitoren ndërsa ne duhet të përgatitemi për finalen e Kupës së Ligës.”

Manchester City do të ketë përballë Arsenalin në Wembley, ku do të synojë të fitojë trofenë e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat