Bonucci: Jemi bërë skuadër, në Romë për fitore

Futboll

Bonucci: Jemi bërë skuadër, në Romë për fitore

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 01:04
Pamje e Leonardo Bonuccit në ndeshje ndaj Sampdorias. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Leonardo Bonucci ka thënë se sukseset e skuadrës po vijnë pas pasionit që tregon trajneri i tyre, Gennaro Gattuso, ndërsa Milani tani është bërë një skuadër. 

Rossonerët nuk kanë pësuar humbje në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa ndeshjen e fundit e fituan ndaj kundërshtarit direkt Sampdorias (1-0).

“Na duhet të merremi me ndeshje një nga një”.

“Tani do të fokusohemi në ndeshjen e dytë në Ligën e Evropës me Ludogorets, pastaj do të shkojmë në Romë për të fituar”.

“Së fundi jemi bërë një ekip. Rezultatet janë të pranishme për të gjithë dhe një meritë e madhe shkon për trajneri. Ne i mbajmë këmbët në tokë dhe po synojmë objektiva të mëdha”, ka thënë Bonucci.

Bonucci po ashtu foli edhe për Juventusin dhe largimin e tij pas dy finaleve të humbura.

“Te Juve krizat erdhën pas (2015 kur humbënndaj Barcelonës) Berlinit. Si individ, nuk mund ta ndihmonim njëri tjetrin”, ka thënë Bonucci.

Juventusi edhe këtë sezon mbetet në garë për titull, Kupë dhe në Ligën e Kampionëve, duke bërë që të mos vërehet mungesa e Bonuccit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat