Skuadra e ligës së dytë eliminon Cityn nga FA Cup

Futboll

Skuadra e ligës së dytë eliminon Cityn nga FA Cup

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 23:00
Wigan

Wigan Athletic ka bërë befasinë më të madhe, duke eliminuar Manchester Cityn nga FA Cup. 

Manchester City është mposhtur 1:0 nga skuadra e Championshipit, Wigan Athletic, për t’u eliminuar nga FA Cup.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi sulmuesi Grigg në minutën e 79’.

Skuadra e Pep Guardiolas ndeshjen e mbylli me 10 lojtarë, pasi me karton të kuq u ndëshkua në pjesën e parë Delph.

Pavarësisht eliminimit nga FA Cup, City po garon edhe në tre gara të tjera, ku të dielën mund të fitojë kupën e parë, kur të takohet me Arsenalin në finale të Carabao Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat