Kritikoi sulmuesin 45 milionësh të Realit, kërcënohet me vdekje Juninho

Futboll

Kritikoi sulmuesin 45 milionësh të Realit, kërcënohet me vdekje Juninho

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 22:21
Juninho Pernambucano

Legjenda braziliane, Juninho Pernambucano është kërcënuar me vdekje për shkak se ka kritikuar sulmuesin 45 milionësh të Real Madridit, Vinicius Junior. 

Gjatë komentit të ndeshjes Flamengo-Botafogo, Juninho kritikoi festimin e golit nga ana e Vinicius, duke thënë se ishte mungesë respekti ndaj kundërshtarit.

“Duhet respektuar ai që humb. Nëse është aq burrë sa për të bërë gjestin e qaramanit, duhet të bëhet burrë edhe për të folur para mediave. Nuk shoh askënd te Reali, skuadra e tij e ardhshme, që të bëjë gjeste të tilla. Nuk ishte e nevojshme ajo sjellje, aq më shumë me rezultatin 3-1”, tha Juninho për “Globo TV”.

Por, pas këtyre deklaratave, disa persona e kanë kërcënuar në Twitter ish-yllin e Lyon. Kjo ka bërë që Juninho, i cili i ka publikuar kërcënimet, të heqë dorë nga komenti i finales Flamengo-Boavista.

“Plehrë, do të të vras o bir k…”, shkruhej në një nga mesazhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat