Conte duket i “dorëzuar”: Barcelona është favorit!?

Futboll

Conte duket i “dorëzuar”: Barcelona është favorit!?

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 21:18
Antonio Conte

Antonio Conte, trajneri i Chelseat është paraqitur në konferncë për media para duelit kundër Barcelonës.

Italiani duket i “dorëzuar” për këtë ndeshje, pasi disa herë tha që “Barcelona është favoriti kryesor”.

“Për të qenë i sinqertë kemi të bëjmë me një super ndeshje. Të luash kundër një ekipi fantastik, është vështirë. Nuk do të jetë e lehtë, pasi kemi të bëjmë me një super ekip, me super lojtarë si Messi, Iniesta, Suarez… Ne do ta luajmë lojën tonë”.

“Njohim karakteret e Barcelonës. Ata duan ta mbajnë topin shumë, të pasojnë shumë. Barcelona në letër mbetët favorit. Ka qenë e vështirë të fle gjatë këtyre ditëve, duke menduar për formacionin që do vë, kam një plan të rëndësishme dhe do t’i zgjedhë lojtarët më në formë”, ka thënë Conte.

Ndeshja mes Chelseat dhe Barcelonës zhvillohet nesër në ora 20 e 45, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat