Rakitic dhe Valverde: Chelsea shumë e fortë, do të jetë një natë e vështirë

Futboll

Rakitic dhe Valverde: Chelsea shumë e fortë, do të jetë një natë e vështirë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 20:37
Rakitic dhe Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverdo dhe futbollisti kroat, Ivan Rakitic janë paraqitur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Chelseat.

Klubi katalunas ka mbërritur në Londër, ku nesër në “Stamford Bridge” do ta ketë misionin më të vështirë gjatë këtij sezoni. 

Dy protagonistët e konferencës, Rakitic dhe Valverde e shohin këtë ndeshje si tejet të vështirë:

Rakitic (futbollisti kroat):

Chelsea është një klub i fort dhe i organizuar që do ta bëjë jetën e vështirë për ne. Chelsea nuk ka vetëm një Eden Hazard. Ne duhet të fillojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kërkuar fitore dhe një gol. Jemi në formë për ndeshjen e nesërme.

Valverde (trajneri i Barçës):

Chelsea është një skuadër e mirë fizike, dhe me super mbrojtje. Ata kanë lojtar që shkaktojnë probleme në zonën e golit. Nesër fillon ligji i Ligës së Kampionëve. Është një ndeshje e rëndësishme, do të jetë pak e vështirë për shkak të kundërshtarit, por ne duam të vazhdojmë tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat