Paralajmërohet Iniesta, ja çfarë e pret në ‘Stamford Bridge’

Futboll

Paralajmërohet Iniesta, ja çfarë e pret në ‘Stamford Bridge’

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 19:55
Andres Iniesta

Mbrojtësi Cesar Apzilicueta, nuk ka hezituar t’i jap një paralajmërim bashkëvendësit të tij, Andres Iniesta, para përballjes së Ligës së Kampionëve mes Chelsea dhe Barcelonës.

Nesër (e martë) Chelsea në kuadër të Ligës së Kampionëve pret Barcelonën në ‘Stamford Bridge’ për të zhvilluar ndeshjen e parë të 1/16.

Andres Iniesta që në vitin 2009 me një gol në minutat e fundit kishte arritur të barazonte në 1:1 rezultatin e përballjes Chelsea – Barcelona, për t’i dërguar këta të fundit në finale të Ligës së Kampionëve, ka deklaruar se rikthimi në ‘Stamford Bridge’ është një emocion i veçantë për të.

Por, të njëjtën nuk e mendon Azpilicueta, i cili duket se e ka kuptuar ‘inatin’ e tifozëve të Chelsea ndaj Barcelonës për atë ndeshje, që cilësohet si ndeshja më kontroverse e futbollit në vitet e fundit, ku gjyqtari i ndeshjes pak ditë më parë pranoi se ka humbur respektin e shumë njerëzve me gabimet e shumta të bëra në atë ndeshje.

“Më kujtohet se isha në Osasunë kru ai e shënoi atë gol duke çuar Barcën në finale”, ka deklaruar Azpilicueta.

“Ai gol ndryshoi shumë historinë e tyre, dhe mendoj se tifozët e Chelsea ende e ndjejnë atë në zemrat e tyre”.

“Unë mendoj se Andres vazhdon të gjenerojë ankthe te tifozët e Chelsea, dhe nuk mendoj se do të marrë pritje të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat