Salihu: Nuk jam i kënaqur me barazim, Besa meritoi tri pikë

Futboll

Salihu: Nuk jam i kënaqur me barazim, Besa meritoi tri pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 19:13
Shkëmbim Salihu

Një pikë e fituar në Skenderaj ka domethënie për skuadrën me renome Besa nga Peja, e cila lufton për mbijetesë në elitën e futbollit të Kosovës. Besa barazoi me rezultat 2:2 me Drenicën, por me pak fat do të kthehej edhe me të tria nga stadiumi “Bajram Aliu”.  Pejanët aktualisht janë në vend të dhjetë me 14 pikë, por me shpresë se do mbledhin sa më shumë pikë dhe të ikin sa më larg skuadrës që renditet në pozitën e 11-të, Flamurtari, pozitë që shpie direkt një rang më poshtë. Shkëmbim Salihu nga Vllzania e Pozheranit ka ardhur në Besë, është i lumtur që debutoi me gol dhe i solli pikën e parë në pranverë skuadrës së tij.

“Jam i kënaqur me golin e parë në fanellën e Besës dhe shpresoj që të vazhdoj”, thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Futbollisti nuk është i kënaqur me barazim sepse sipas tij, merituan pikët e plota. “Nuk jam i kënaqur me barazimin kundër Drenicës sepse kemi merituar tri pikët. Kemi qenë dy herë në epërsi, mirëpo futbollit si dihet. Megjithatë edhe barazimi nuk është keq, duke e ditur që Drenica ka një ekip shumë cilësore”, tha ai. 

Salihu shprehet se Besa do të jetë edhe më e fortë në vazhdim të kampionatit: “Besa ka një ekip cilësore dhe besoj që do të japim maksimumin në çdo ndeshje, për të qenë sa më lartë në renditje”. Ka shumë ndeshje deri në fund, a shpresoni se mund të ngjan ndonjë mrekulli, të ikni nga zona e barazhit? “Ne do të luftojmë që t’i ikim edhe barazhit, mirëpo është pak e vështirë sepse edhe nuk kemi aq sa duhet pikë. Futbolli kurrë nuk i dihet, ne do të japim më të mirën për të mbledhur sa më shumë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat