Sandro dëshpëron skuadrat angleze

Futboll

Sandro dëshpëron skuadrat angleze

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 18:28
Sandro

Alex Sandro është i lumtur në Juventus dhe nuk po mendon largimin nga Serie A

Mbrojtësi i majtë brazilian, Alex Sandro që një kohë të gjatë është duke u kërkuar nga dy gjigantët e Premierligës, Chelsea dhe Manchester United.

Lojtari gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport thotë se është i lumtur në Juventus, me të cilën skuadër dëshiron të fitojë gjithçka.

“Kam qenë gjithnjë i fokusuar vetëm të Juventus, me të cilën skuadër kam edhe dy vite kontratë. Ndjehem shumë mirë dhe jam i kënaqur me kushtet këtu”, u shpreh braziliani.

“Qëllimi im i parë është të fitojë gjithçka me Juvebtusin. Pastaj, vjen Kupa e Botës, ku shpresojë të kem një vend në Kombëtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat