Conte: Është një rival i ndryshëm

Futboll

Conte: Është një rival i ndryshëm

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:44
Lojtarët e Chelseat

Antonio Conte thotë se e ka kaluar të gjithë muajin e fundit duke studiuar dhe menduar dobësitë në mbrojtje të rivales së nesërme të londinezëve në Champions, Barcelonën..

Por, trajneri italian është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij duhet të bëjë një ndeshje perfekte për t’i mundur, edhe pse këmbëngul se pa topin në këmbë, katalanasit janë një skuadër me shumë probleme.

“Jemi duke folur për një prej skuadrave më të forta të botës. Duhet të përpiqemi të bëjmë ndeshjen perfekte dhe marrim vendimet e duhura për këtë lloj skuadre”, tha Conte.

“Është një rival i ndryshëm. Ata kanë karakteristika fantastike me topin, por mund të jenë të cenueshëm pa ta dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë gjë”, u shpreh tekniku italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat