Demiri në ekipin e javës në Ukrainë

Futboll

Demiri në ekipin e javës në Ukrainë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:08
Besir Demiri

Mbrojtësi i krahut të majtë Besir Demiri, që në paraqitjen e tij të parë në kampionatin ukrainas arriti të bëhet pjesë e ekipit ideal të javës së parë në pranverë. Portali prestigjioz ukrainas  “footboom.com”, ka bërë përzgjedhjen e ekipit ideal ashtu që Demiri ka zënë vendin e mbrojtësit të majtë.

Këta shkruajnë se futbollisti nga Maqedonia shumë shpejtë e mori besimin e trajnerit Babiç, por se edhe me paraqitjen e mirë në ndeshjen me Zirka, ka pasur paraqitje të mirë duke mos lejuar kundërshtarët të kalojnë në krahun e majtë. Sipas “footboom.com”, Demiri jo rrallë herë i ka dalë në ndihmë edhe sulmit të skuadrës së tij Mariupol. Mariupol si mysafirë triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Zirka-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat