“Edhe 30 vjeç, Messi do të ishte më i miri në Premier League”

Futboll

“Edhe 30 vjeç, Messi do të ishte më i miri në Premier League”

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:34
Leo Messi

Cesc Fabregas pret që të përballet me Lionel Messin, mikun e tij të mirë, kur Chelsea do të ndeshet me Barcelonën në “Stamford Bridge”, në Ligën e Kampioneve, të martën. Kjo do të jetë hera e parë që Fabregas luan kundër Barcelonës me fanellën e Chelsea, por ai u vendos kundër Messit edhe tri herë, gjatë ditëve të tij tek Arsenali. Ai, gjithashtu, kaloi tri vite në krah të Messit, në ekipin e parë të Barcelonës. Të dy qenë miq të ngushtë që kur ishin 12 vjeç, duke u rritur në Akademinë “La Masia” të klubit katalanas. Messi dhe Fabregas shkuan në Ibiza së bashku verën e kaluar dhe mesfushori i Chelsea mori pjesë në dasmën e tij me Antonella Roccuzzo. Messi ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Premier League në të kaluarën dhe Fabregas beson se argjentinasi do të ishte lojtari më i mirë në Angli, edhe në moshën 30-vjeçare, nëse do të zgjidhte të lëvizte nga Blaugranat.

“Pa dyshim, ai do të ishte ende lojtari më i mirë në Angli, – tha Fabregas për “Goal”. – Ne të gjithë duam ta jetojmë këtë ndeshje nga brenda. Të tilla sfida kërkojnë më pak fjalë, por shumë përqendrim. Duhet të japim gjithçka që kemi, natyrisht”. Fabregas pranon se Chelsea nuk është favorit për të përparuar në çerekfinale të Champions-it dhe, gjithashtu, zbuloi se si lojtarët mësuan rreth shortit të tyre emocionues. “Ne ishim duke u trajnuar. Courtois zbuloi përmes trajnerit, apo trajnerit të portierëve se kush na ra në short. Ai filloi të bërtiste se kemi “peshkuar” Barçën, – nënvizoi ai. – Barcelona ka një nga ekipet më të mira në botë, por ne jemi kampionët e fundit të Premier League. Pra, ne e meritojmë respektin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat