Milani në telashe, bankroton Yongzhong Li?

Futboll

Milani në telashe, bankroton Yongzhong Li?

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:08
Yongzhong Li

Blerja e Milanit nga ana e sipërmarrësit Yongzhong Li është në qendër te investigimeve të të përditshmes italiane “Corriere Della Sera”.

Kjo e përditshme ka zbuluar se kompania Shenzhen Jie Ande, e paraqitur si një garanci për realizimin e këtij transaksioni dhe që ka kuota aksionesh te Zhuhai zhongfu, ishte në borxhe të shumta në momentin e blerjes së klubit italian. 

Gjithnjë sipas Corriere Della Sera, Shenzhen Jie Ande rezulton se ka një borxh të pashlyer për dy banka të ndryshme në Kinë, ndërkohë që Gjykata e Futian u kishte dhënë urdhër që të kjo kompani të bënte shitje në një ankand në eBay kinez në datën 2 shkurt në mënyrë që të siguronte 60 milionë Euro që do të shërbenin për të shlyer borxhin ndaj këtyre bankave.

Por shitja në ankand u pezullua pasi në kompani erdhi një kreditor i ri. Për më tepër në 8 janar, Banka e Canton kishte kërkuar falimentimin e Jie Ande dhe likuidimin e saj.

‘Ndërsa në Kinë kërkohej nga kreditorët e tij, Li mbylli një nga transaksionet më të kushtueshme në botën e futbollit-shkruan Corriere Della Sera-ku mes aseteve thelbësore të paraqitura për besueshmërinë financiare, ishte dhe kuota prej 11.39% në kompaninë Zhuah Zhongfu që mbahej nëpërmjet Jie Ande’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat