Icardi e ka një lajm të keq për tifozët e Interit

Futboll

Icardi e ka një lajm të keq për tifozët e Interit

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:17
Mauro Ikardi

Interi nis të mendojë për merkaton e ardhshme të verës, me planin për të përforcuar skuadrën, pavarësisht rezultatit që do të arrihet në fundin e këtij sezoni për skuadrën e Luçiano Spaletit.

Siguritë në shtëpinë zikaltër janë të pakta: sipas “Rai Sport” skuadra e Milanos pritet të afrojë disa lojtarë për të forcuar organikën aktuale, por pritet të ketë edhe largime.

Gjithnjë më intriguese është situata e lidhur me sulmuesin kryesor dhe kapitenin Mauro Ikardi. Në optikën e së ardhmes, argjentinasi duket se do largohet gjithnjë e më shumë nga ngjyrat zikaltër.

Madje, ai mund të largohet që këtë verë në rast se Interi nuk do të arrijë të sigurojë një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Ka kohë që Mino Raiola po i vjen vërdallë dhe nëse akordi ekonomik me klubin nuk arrihet, atëherë hipoteza për të punuar me menaxherin e famshëm bëhet intriguese, i cili do ta çonte menjëherë te Reali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat